Rreth Nesh
Pasioni për cilësinë, vizioni për të ardhmen
Kush jemi
Qendra më moderne e qeramikës dhe sanitarisë në Kosovë
LUTIAN Home është qendra e qeramikës dhe sanitarisë më moderne në Kosovë me një hapësirë gjigande ku mund të gjeni një gamë jashtëzakonisht të gjerë dhe të teknologjisë së fundit të produkteve hidrosanitare.
E gjithë hapësira është e dizajnuar për përvojë sa më të mirë të klientit dhe për përzgjedhje sa më të lehtë dhe komode duke ofruar edhe hapësirë për relaksim.
Qendra është një vlerë e shtuar për industrinë hidrosanitare në Kosovë dhe një etapë e re për profesionalizëm në shërbim dhe përvojë të klientit.
Çfarë na dallon
Vlerat tona
Cilësi e Lartë
Çdo produkt dhe çdo projekt i nënshtrohet standardeve tona të larta të cilësisë. Ofrojmë vetëm atë çka ne vetë do ta zgjidhnim.
Eksperiencë Premium
Showroomi ynë është dizajnuar për të ofruar eksperiencën më të mirë të mundshme — relaksim, frymëzim dhe lehtësi zgjedhjeje.
Shërbim Profesional
Ekipi ynë i specializuar ju shoqëron nga ideja e parë deri te realizimi final, duke ju ofruar këshillim ekspert pa presion.
Vizitoni Showroomin
Një hapësirë e dizajnuar për ju
Showroomi ynë gjigand ju ofron mundësinë të shihni, prekni dhe ndiheni realisht çdo produkt para se të vendosni. Me zona ekspozimi të organizuara sipas kategorive dhe stileve, zgjedhja bëhet e lehtë dhe e këndshme.
Vizitoni na gjatë orarit të punës dhe lëreni ekipin tonë t'ju udhëzojë nëpër koleksionet tona.
Vizitoni Showroomin Tonë
Jemi të hapur nga e hëna deri të shtunën. Ejani dhe frymëzohuni.
E hënë – e Shtunë: 09:00 – 18:00